Xheloz për gruan, shqiptari lyen shtëpinë me benzinë, kërcënoi gjithë pallatin - Bota Sot
Xheloz për gruan, shqiptari lyen shtëpinë me benzinë, kërcënoi gjithë pallatin

Kronikë e zezë

E hënë, 18 qershor 2018

Xheloz për gruan, shqiptari lyen shtëpinë me benzinë, kërcënoi gjithë pallatin

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 11:29
Itali

Xhelozia e tepërt e vendos në pranga.

Kjo gjë ka ndodhur me një shqiptar në Itali i cili kërcënoi se do të hidhte pallatin në erë.

Ngjarja ka ndodhur në Pontedera, ku 41-vjeçari spërkati  apartamentin me benzinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i cili vuante nga xhelozia, kishte spërkatur shtëpinë e tij me benzinë dhe ishte gati t’i vinte zjarrin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij dhe në sy të djalit të tyre adoleshent.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur një tragjedi.

Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për tentative vrasje në rrethana familjare.

Ndërsa fillimisht banorët e pallatit u evakuuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test