Dhunë në familje dhe mashtrim, shqiptari nga Kosova arrestohet në Elbasan

Kronikë e zezë

Dhunë në familje dhe mashtrim, shqiptari nga Kosova arrestohet në Elbasan

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:38
Elbasan

Burim Pushkolli nga Kosova u vu në prangat e policisë së Elbasanit i akuzuar për “Dhunë në Familje” dhe “Mashtrim”.

36 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses, ndërsa nëpërmjet shpërdorimit të besimit ka mashtruar dy shtetas duke u marrë lekë me premtimin se do t’i ndihmonte për tu punësuar.

36 vjeç,  banues në Vushtri, u arrestua pas kallëzimit penal nga shtetasja  S.P 39 vjeçe banuese Elbasan, se shtetasi Burim Pushkolli ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, pasi kjo bashkëjetonte me këtë shtetas.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Burim Pushkolli nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka r një sasi prej 100.000 mijë lek shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.

 Gjithashtu rezulton se shtetasi i mësipërm i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekësh edhe shtetasit N.L.32 vjeç banues në Elbasan  të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin  “Nënë Tereza” në Tiranë.

 Nga verifikimet e bëra me  Policinë e Kosovës,  ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim.

Materialet hetimore që bëjë fjalë për veprën penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 130/a dhe 143 i k. penal do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat