Aksident me vdekje në Elbasan

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Elbasan

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:23
Ilustrim

Një tjetër aksident ndodhi pasditen e sotme në Shqipëri.

Mësohet se një 25 vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë pranë rrethrrotullimit të Metalurgjisë, në aksin Tiranë-Elbasan.

Bëhet me dije se “Benz”-i me targa AA 517 TB ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin S. Ll, 25 vjeç, shitës ambulant, i cili është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, por për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetën në spital.

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit 23 vjeçarin G.H.

Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave e mjetit tip “Benz”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat