Dalin detaje tronditëse nga vrasja në Tiranë, autori e priste në rrugë, vajza i tha...

Kronikë e zezë

Dalin detaje tronditëse nga vrasja në Tiranë, autori e priste në rrugë, vajza i tha...

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 08:51
31-vjeçari Xhaferr Mata

(E plotësuar) - Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi “Don Boskon” mëngjesin e kësaj të premteje.

Fax News dhe gazetarja Xhensila Kodra kanë shkuar në banesën e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni e më pas qëlloi veten me pistoletë.

Familjarët e autorit të krimit kanë thënë jashtë kamerave se janë të shokuar nga ngjarja.

Ata kanë shtuar se nuk kanë patur dijeni për një histori dashurie mes dy të rinjve.

Familjarët kanë zbuluar se 31-vjeçari Mata ishte babai i një djali të vogël 2 vjeç dhe se prej dy muajsh ishte divorcuar nga bashkëshortja.

“Ngjarje shumë e rëndë, nuk dimë çfarë të themi. Nuk jemi në dijeni të historisë së dy të rinjve. Ngjarjen e kemi mësuar kur erdhi policia në shtëpi. Djali kishte dy muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja. Xhaferr Mata ka edhe një djalë. “-kanë thënë familjarët.

Ndërkohë një tjetër detaj interesant i zbuluar nga fqinjët e autorit është fakti se fqinjët kanë menduar se Xhaferr Mata kishte vrarë ish-bashkëshorten pasi me të ka patur konflikte të vazhdueshme .

Ende nuk dihen arsyet që detyruan Xhaferr Matën të kryente krimin, por Fax News ka mësuar se në kamerat e sigurisë është filmuar çasti kur djali po e priste vajzën.

Policia ka shoqëruar babain e djalit në polici për ta marrë në pyetje.

Image

Detajet e rënda nga krimi i pasionit/ Autori e priste në rrugë, vajza i tha ‘mos më prek’. Kur e pa që ishte gjallë ai…

Nuk ka ende të dhëna zyrtare nga policia, por dyshimet e para flasin për një krim pasioni. “News 24” raporton se krimi i dyfishte ne Tirane ndodhi pas një sherri mes dy të rinjve, që kanë pasur mes tyre një lidhje intime.

“Ata jetonin në Tiranë, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ka pasur një debat mes tyre. Djali e ka vrarë atë në trotuar dhe më pas ka kapërcyer vendin dhe ka qëlluar veten në kokë me armë në zonën e mbuluar nga disa peme”- raporton gazetarja e “News 24”.

Mesohet se djali ka qene ne gjendje te renduar psikologjike dhe e priste ne kete rruge vajzen e cila po kalonte e vetme. I ka kerkuar te ndalet por ajo i ka thene “Mos me prek”.

Ne keto momente, ai eshte acaruar dhe sapo e reja ka kthyer shpinen e ka qelluar. Me pas te gjithe deshmitaret te tmerruar kane bertitur pasi i riu mbante armen drejt tyre.

Ai eshte shprehur: Nuk iu bej gje, mos kini frike.

Por pas ketyre fjaleve, ka pare se e reja kishte ende shenja jete dhe e ka qelluar edhe nje here tjeter.

Me pas ka kaluar rrugen dhe ka nisur te qaje me ngasherim. Sapo ka degjuar sirenen e policise i riu ka qelluar veten.

Ai jetonte me qira ne nje prej pallateve te kesaj zone.

Në polici është shoqëruar një grua rreth 40 vjec që nuk e njihte vajzen por i ofroi ndihmen e pare asaj kur e reja kerkoi te ndihmohej.

Autori i krimit pasi vrau te rene qelloi edhe veten me plumb ne koke, u dergua ne gjendje kritike per jeten ne spital ku edhe nderroi jete pas disa oresh.

Detajet befasuese: Xhaferi kishte lidhje jashtëmartesore me Xhuljetën

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarje e rëndë që ndodhi sot në ‘Don Bosko’, ku një 31-vjeçar vrau me armë zjarri ish-të dashurën Xhuljeta Çuni.

Mësohet se Xhafer Mara ishte divorcuar pak kohë më parë, ndërsa kishte një djalë 1 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se fëmijën e mbante ai bashkë me prindërit e tij.

Gazetarja Bezat bën me dije për ‘BalkanWeb’ se Mara kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me Xhuljetën, vajzën që vrau sot, marrëdhënie që çoi edhe në divorc.

Pavarësisht se hoqi dorë nga martesa e tij, lidhja me Xhuljetën zgjati vetëm 6 muaj.

Po ashtu mësohet se vajza punonte në një supermarket afër banesës së djalit.

Xhuljeta ishte nga Mati dhe Xhaferi nga Kukësi. Të dy jetonin në Tiranë.

Krim pasioni në Tiranë, djali vret të renë, qëllon veten me plumb pas koke

Një vrasje me armë zjarri pistoletë është shënuar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, rreth orës 8:10 të mëngjesit të kësaj të premteje.

Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Matit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë pas disa orësh në Reanimacion.

Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister.

Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.

Është zbuluar fotoja e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, pasi qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, dhe më pas qëlloi edhe veten me plumb pas koke.

Ky që shihni më poshtë është 31-vjeçari Mata, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Nga një vështrim në profilin e tij në ‘Facebook’, i riu i ka kushtuar një poezi shumë prekëse nënës së tij vetëm 20 orë para se të kryente krimin tragjik, që dyshohet të jetë krim pasioni, pas një lidhje të prishur me vajzën.

Image

***

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Report Tv mëson se autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata. 

Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e 'Don Boskos', ndërsa media mëson se dyshohet për një krim pasioni. 

Burime bëjnë me dije se një lidhje e prishur mes dy të rinjve ka çuar në aktin tragjik, ku i riu ka qëlluar për vdekje vajzën. Më pas, ai ka qëlluar edhe veten, me plumb pas koke dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Krim pasioni në Tiranë, djali vret të renë, qëllon veten me plumb pas koke

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Tirane kete mengjes. “News 24” raporton se nje djale ka vrare nje vajze dhe me pas ka qelluar edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur ne zonen e “Don Boskos”, nderkohe qe nuk ka ende shume detaje rreth asaj qe ka ndodhur.

Nga te dhenat e para, ende jo zyrtare nga policia, thuhet se vajza ka nderruar jete, nderkohe qe i riu eshte derguar ne spital ne gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat