Kapet mall i kontrabanduar nga Serbia me vlerë mijëra euro

Kronikë e zezë

Kapet mall i kontrabanduar nga Serbia me vlerë mijëra euro

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 18:28
Ilustrim

Sasi e konsiderueshme e gomave dhe autopjesëve të ndryshme, vlera e të cilave kap shumën mijëra euro, është kapur nga doganierët kosovarë sot rreth orës 14:00 në kufirin e Bërnjakut afër Zubin Potokut.

Malli ishte me origjinë nga Serbia dhe po transportohej me një maune Scania me targa RO – SEF – 12 nga Mali i Zi.

Burime të KP kanë bërë të ditur se një person nga Rozhaja e Malit të Zi është ndaluar nga policia, ndërsa mauna me mall është dërguar në doganë.

Media ka provuar të kontaktojë zëdhënësin e Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilecin, por kjo ka qenë e pamundur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat