Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 3 shtetas në Berat

Kronikë e zezë

Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 3 shtetas në Berat

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 10:20
Ilustrim

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:

1-Abasnor Mato, 28 vjeç banues në lagjen Barikadë, Berat, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore, duke drejtuar mjetin tip Volksëagen, në gjendje të dehur në masën 0,81mg/l.

2 -Suljan Qamo, 23 vjeç, banues në fshatin Bogovë, Skrapar, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip Volksëagen, i pa pajisur me leje drejtimi.

3-Ajet Sani, 20 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip Fiat, i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Drejtimi mjetit në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat