Sulmon vëllain me thikë për rregullimin e kopshtit të shtëpisë

Kronikë e zezë

Sulmon vëllain me thikë për rregullimin e kopshtit të shtëpisë

Nga: Bota Sot Më: 27 maj 2018 Në ora: 11:10
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Vitomiricë në  Pejë pasi që ka therur me thikë vëllain e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti pas një zënke  të çastit që kishte pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar ( vëllain e ti) rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mprehtë ( thikë)”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, viktima është dërguar në tretman mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat