Trafikonin drogë, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Kronikë e zezë

Trafikonin drogë, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Më: 26 maj 2018 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi ishin pjesë e një grupi trafikimi të marijuanës dhe kokainës.

Sipas medieve greke, shqiptarët e arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë 31 vjeç.

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 39 pako me 33 kg 497 gram marijuane, 6 pako me 311.2 gram kokaine, 4 peshore, materiale paketimi të drogës si dhe 7 celularë e 100 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat