Aksident në punë, vdes burri në Tiranë

Kronikë e zezë

Aksident në punë, vdes burri në Tiranë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Një aksident në punë i ka marrë jetën një 60-vjeçari në Tiranë një ditë më parë.

Viktima është L.P., i cili teksa punonte në një objekt, është rrëzuar nga një lartësi dhe ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, një procedim penal ka nisur për 51-vjeçarin R.H., mbikëqyrësi i punimeve në objekt, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.H. 51 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në Paskuqan, duke drejtuar punimet në objektin e shtetasit M.M. 50 vjeç, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është rrëzuar nga lartësia dhe ka vdekur në spital shtetasi L.P. 60 vjeç, banues në Tiranë. Neni 289/2 i Kodit Penal”, njoftoi Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat