Autoritetet zbulojnë “dhomën sekrete” në Shkodër

Kronikë e zezë

Autoritetet zbulojnë “dhomën sekrete” në Shkodër

Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:22
Shkodër

Autoritetet ligjore kanë zbuluar këtë të enjte një dhomë të vërtetë sekrete në qytëetin e Shkodrës.

Nga verifiket e kryera rezultoi se në një magazinë në Shkodër, në një pjesë të fshehur të godinës, u gjet një sasi e madhe malli kontrabandë. Pëerveçse mallit, vetë magazina nuk ishte e pajisur me dokumenta tatimore.

Përveç masave administrative të ndërmarra, për shkeljet e konstatuara, subjekti u procedua penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për “Fshehjen e të ardhurave”, si dhe për veprën “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 180 dhe 179 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat