Arrestohet pasi mbajti të mbyllur shtetasen e Çekisë

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi mbajti të mbyllur shtetasen e Çekisë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, pasi duke përdorur dhunë kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë në shtëpinë e tij viktimën femër shtetase të Çekisë.

Viktima ishte raportuar person i humbur nga autoritetet çeke.

Në posedim të personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie 12 mm, një pistoletë 4.5 mm dhe një pushkë ajrore 5 mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat