Rrahje grupore midis adoleshentëve në Tetovë

Kronikë e zezë

Rrahje grupore midis adoleshentëve në Tetovë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Me 22.05.2018 rreth orës 13.30, derisa një person 15 vjeçar nga fshati Strimnica ka qenë duke lëvizur nga fshati Zhelinë për në fshatin Pallaticë, me veturën “Mercedes” ku kanë qenë edhe katër persona adoleshent, është sulmuar nga një person 16 vjeçar nga fshati Zhelinë

Sipas SPB në Tetovë, kryerësi duke e drejtuar veturën “Opel Korsa” ku janë gjetur njashtu katër persona, në fshatin Pallaticë e ka goditur fizikisht të dëmtuarin dhe një person që ka qenë në veturë.

Është kryer kontroll në vendngjarje.

Në Stacionin Policor janë thirrur pesë personat dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat