Gjashtë të lënduar në 35 aksidente

Kronikë e zezë

Gjashtë të lënduar në 35 aksidente

Më: 21 maj 2018 Në ora: 23:36
Ilustrim

 Gjashtë persona kanë marrë lëndime të rënda në gjashtë prej gjithsej 35 aksidenteve të ndodhura gjatë fundjavës në rajonin e SPB-së Shkup. Në 12 aksidente lëndime më të lehta  kanë marrë 12 persona, ndërsa në 17 është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se për fundjavë policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar  një numër të madh të shkeljeve. Njëqind e shtatëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe  nga e lejuara,  16 shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe në udhëkryq, gjashtë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar,  tetë shoferë për parkim të parregullt, një shofer për parakalim të parregullt, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi  kalimit të automjetit në zonën e udhëkryqit dhe 20 shoferë  për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse.  Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë  të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe. Janë zënë edhe 180 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 73 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikim të alkoolit, 46 shoferë para se të marrin patentë shoferi, 15 shoferë fillestarë, si dhe gjashtë automjete teknikisht të dëmtuara, 42 automjete të paregjistruara dhe një automjet për ngarkim.

Me ndihmën e automjetit special të merimangës, janë mënjanuar 123 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat