Vidhen 20 mijë euro nga një shtëpi në Gostivar

Kronikë e zezë

Vidhen 20 mijë euro nga një shtëpi në Gostivar

Më: 21 maj 2018 Në ora: 20:12

Vjedhës dje në një shtëpi në Gostivar kanë vjedhur gjithsej 20 mijë euro derisa pronarët nuk kanë qenë në shtëpi.

Vjedhja e rëndë është kryer mbrëmë gjatë orës 18 deri në ora 01:45 minuta, periudhë në të cilën pronarët nuk kanë qenë në shtëpi. Persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e gostivarasit S.B (51), nëpërmjet dritares të cilën e kanë thyer, dhe nga dy vende në kuzhinë dhe dhomën e fjetjes, kanë marë para prej gjithsej 20 mijë euro.

Pas denoncimit në polici, është kryer ekspertizë me qëllim për tu zbardhur rasti dhe të gjenden kryerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat