Drejtonte marketin e drogës, kush është shqiptarja që u arrestua në Itali

Kronikë e zezë

Drejtonte marketin e drogës, kush është shqiptarja që u arrestua në Itali

Më: 21 maj 2018 Në ora: 06:55
Adelina Lisi

Policia italiane ka arrestuar një grup që trafikonin lënë narkotike.

Mes bandës, mediat italiane shkruajnë se ishte edhe një familje shqiptare.

Nënë e bir me origjinë shqiptare janë kapur duke u shitur drogë disa minorëve.

Adelina Lisi 40 vjeç dhe djali i saj 23-vjeçar Hasan Lisi, shitur doza kokaine, marijuane dhe hashashi.

Në biznesin e tyre, ata kishin përfshirë edhe dhëndrin rumun, Daniel Valentin Ungureanu 28 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua.

Pronat e tyre u sekuestruan nga policia italiane, vlera e të cilave shkon në 200 mijë Euro

Gjatë operacionit të autoriteteve italiane, u sekuestruan 2 kg marijuanë, 1 kg hashash dhe 15 gram kokainë.

Hetimi ndaj familjes shqiptare kishte nisur më 27 Korrik të vitit të kaluar, dhe që prej asaj periudhe ata ishin mbajtur nën përgjim.

Policia italiane ka shpërbërë një ‘supermarket të vërtetë droge’ në Sant’Anna, Lucca, te drejtuar nga nje familje shqiptare.

Shqiptarja Adelina Lisi mësohet se ishte në krye në organizatës mafioze dhe teksa fliste me klientët ajo shprehej se më ketë punë mbante fëmijët me bukë.

Pavarësisht kesaj tregtie, familja Lisi jetonte në një banese sociale dhe të ardhurat e vetme “zyrtare” ishin ato te burrit të Adelinës, një punëtor në një fabrikë letre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat