Makina përplas një 21-vjeçar në Bulqizë

Kronikë e zezë

Makina përplas një 21-vjeçar në Bulqizë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e mbrëmjes së të dielës pasi është përplasur nga një automjet në Bulqizë.

Policia bën të ditur se në fshatin Boçevë shtetasi D.C, rreth 28 vjeç, banues në Shupenzë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen Passat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin D.K, rreth 21 vjeç, këmbësor.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Peshkopisë ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat