Tiranë, i moshuari gjendet i vdekur brenda makinës së parkuar

Kronikë e zezë

Tiranë, i moshuari gjendet i vdekur brenda makinës së parkuar

Më: 20 maj 2018 Në ora: 17:44
Ilustrim

Një i moshuar në Tiranë ka gjetur vdekjen brenda në automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janos Hunyadi” ditën e shtunë më 19 maj. 

Policia e kryeqytetit gjeti në automjetin tip Benz 75-vjeçarin e pajetë me inicialet H.M me banim në Tiranë. Automjeti ishte i parkuar në parkimin e një pallati.

I moshuari nuk kishte shenja dhune në trup dhe policia paraprakisht dyshon se kemi të bëjmë me vdekje për shkaqe natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat