Shkëndijë elektrike, digjet makina e pensionistit

Kronikë e zezë

Shkëndijë elektrike, digjet makina e pensionistit

Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Automjeti i një pensionisti është djegur mëngjesin e të shtunës në qytetin e Elbasanit, dhe sipas policisë shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maj”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Opel” me targa AA 782 OU, në pronësi të shtetasit K.B.,66 vjeç,(pesionist). Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike.

Vijon ende puna në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfikses për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat