“E varni nëse është fajtor” - Kërkesa e babait për djalin i cili tentoi ta përdhunoi një 13 vjeçare

Kronikë e zezë

“E varni nëse është fajtor” - Kërkesa e babait për djalin i cili tentoi ta përdhunoi një 13 vjeçare

Më: 19 maj 2018 Në ora: 00:32
ilustrim

Gjykata e Fierit la në burg tre të rinjtë të arrestuar pasi akuzohen për tentativë përdhunimi ndaj një të miture në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Në pranga tre ditë më parë ranë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç.

Në orën 13:00 të ditës së djeshme, kur tre të arrestuarit Jorges Dosti 24 vjeç e Marjus Çalamëni 24 vjeç nga fshati Arapaj dhe Redion Tereziu 22 vjeç nga Vloshi i Bashkisë Roskovec kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Fierit, kanë qenë të pranishëm edhe familjarë dhe i ati i Marjusit, Izet Çalamëni, të cilët kanë pretenduar se i afërmi i tyre ishte i pafajshëm.

Ata kanë pohuar se Marjusi ka qenë duke vjelë domate në kohën kur ka ndodhur ngjarja dhe se disa shokë të tij i kishin kërkuar atij biçikletën.

Babai i tij theksoi më tej se Policia ia kishte arrestuar të birin vetëm në bazë të kësaj prove, pra, biçikletës së gjendur në vend. Megjithëse del në mbrojtje të të birit, Izet Çalamëni i bëri thirrje drejtësisë ta varin atë, nëse ai do të gjendet fajtor në sajë të provave.

Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

I arrestuari Jorgest Dosti mesohet se ka folur shpesh me rrjetin social Facebook me vajzen dhe e ema e Orgestit e merrte ta ndihmonte per te mbjelle e vaditur lulet tek kopeshti i shtepise qe po ndertohej, aty ku ndodhi edhe ngjarja.

Dyshohet se Dosti e ka inskenuar të gjithë situatën dhe e ka ftuar vajzen ne shtepinë e paperfunduar ku ishin edhe dy shoket e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat