Berat, drejtuesi i mjetit aksidenton rëndë këmbësorin

Kronikë e zezë

Berat, drejtuesi i mjetit aksidenton rëndë këmbësorin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 00:28
ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Berat-Kombinat rreth orës 21:50, ku është aksidentuar rëndë këmbësori A.M 32 vjeç nga shtetasi A.L 21 vjeç i cili drejtonte një mjetë tip “Jaguari”. Drejtuesi i mjetit dhe i plagosuri ishin banues në lagjen Çlirim të Beratit.

Këmbësori i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat shtetasi A.L dhe po kryhen hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Në datën 18.05.2018, rreth orës 21:50 në rrugën Berat-Kombinat, pranë vendit të quajtur Shtëpia e Bardhë, shtetasi A.L, 21 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke drejtuar mjetin tip "Jaguari" ka aksidentuar shtetasin këmbësor A.M, 32 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Shtetasi A.M ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë  Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi A.L dhe po kryhen veprimet proçeduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat