Sulmohet roja e pyllit në fshatin Dobratin

Kronikë e zezë

Sulmohet roja e pyllit në fshatin Dobratin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:16
Ilustrim

Policia e Kosovës në Podujevë njofton se mbrëmë në fshatin Dobratin tre persona të dyshuar kanë sulmuar rojën e pyllit dhe i kanë grabitur armën zyrtare.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore të stacionit të Podujevës i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrit të identifikojnë personat e dyshuar si dhe të sekuestrojnë armën e  cila i është grabitur rojës së pyllit.

Rasti është proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit policor të stacionit te Podujevës po kryejnë procedurat e nevojshme policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat