Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën 18 vjeçari - Bota Sot
Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën 18 vjeçari

Kronikë e zezë

E hënë, 20 gusht 2018

Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën 18 vjeçari

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në Pogradec.

Automjeti ka përplasur për vdekje një 18 vjeçar që po ecte në anë të rrugës.

Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Çërravë-Pogradec.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Pogradecit, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet A.H, 18 vjeç.

“Më datë 18.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Çërravë-Pogradec, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Benz” me targa AA009JJ, me drejtues shtetasin K.P, banues në Korçë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin A.H, rreth 18 vjeç, banues në fshatin Çërravë, këmbësor në rrugë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test