Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ankuar pasi që është ngacmuar disa ditë nga një i mitur në rrugën “B” në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar me datën 17.05.2018 ka raportuar se që nga data 16.05.2018 është duke e përcjellë një veturë me targa lokale. Njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar të cilën e drejtonte një i mitur mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kurse, me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.