Arrestohet me dy pistoleta

Kronikë e zezë

Arrestohet me dy pistoleta

Më: 18 maj 2018 Në ora: 10:24
Pistoletat

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se lagjen Emshir, saktësisht në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar për mbajtje në pronësi- posedim të paautorizuar të armës.

Sipas Policisë, i gjithë aksioni është zhvilluar nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht nga njësiti me rroba civile, të cilët kanë vërejtur personin e dyshuar  duke fshehur armët prapa një shkurreje në rrugën e sipërshënuar.

“Ka qenë i shpejtë reagimi i policisë, ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar F.H. mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe konfiskimin e dy armëve, një armë e shkurtër e tipit  Zastava Magnum 357, një armë e shkurtër e  tipit Bereta" cal. 7.65 dhe 11 fishekë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Personi i dyshuar pas arrestimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i  Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat