Ndeshje e rëndë në afërsi të stacionit hekurudhor në Shkup

Kronikë e zezë

Ndeshje e rëndë në afërsi të stacionit hekurudhor në Shkup

Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:12

Një ndeshje e rëndë ka ndodhur në mëngjesë në rrugën “Nikolla Karev”, para postës në stacionin hekurudhor në Shkup.Në këtë fatkeqësi nuk ka njerëz të lënduar, megjithatë ka dëme të mëdha materiale.

Njëri nga dëshmitarët e drejtpërdrejt ka deklaruar për MIA, se kanë qenë shumë të frikësuar kur kanë parë njëra nga veturat të ecë mbrapa në drejtimin e tyre.

“Ajo ishte e habitshme, në atë moment nuk denim wfarë të bëjmë dhe si të reagojmë” deklaroi gruaja e shqetësuar.

Me shumë mundësi shoferi i veturës, i cili e ka shkaktuar ndeshjen, i është përkeqësuar gjendja, me çka papritmas ka ndaluar veturën, ka tentuar të dal nga ajo, por nuk ka ngritur frenën e dorës dhe vetura ka vazhduar të lëviz nga mbrapa.Policija po bën hetim në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat