Vinin nga Shqipëria u gjendet drogë në veturë

Kronikë e zezë

Vinin nga Shqipëria u gjendet drogë në veturë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:47
Droga e konfiskuar

Policia kufitare bën të ditur se në Vërmicë derisa po hynin në territorin e Kosovës është ndaluar një veturë ku gjendeshin katër persona.

Pas kontrollimit dhe legjitimimit në veturë është gjetur substancë narkotikë prej 5.3 kilogramë.

Me këtë rast është arrestuar ngasësi i veturës dhe tre bashkudhëtarët e tij.

Të dyshuarit i janë dorëzuar njësitit  për hetim të narkotikëve në Prizren, për hetim të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat