Policia gjen para, thërret pronarin të lajmërohet

Kronikë e zezë

Policia gjen para, thërret pronarin të lajmërohet

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:59
Ilustrim

?Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka njoftuar se me datën 28 prill kanë pranuar informatën se në një market në Fushë Kosovë, një qytetarit i kanë humbur ( i kanë rënë në dysheme) një shumë e konsiderueshme e parave.

Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur.

Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lusim qytetarin që të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat