Merret peng nga 3 djem dhe tentohet të përdhunohet një 13-vjeçare - Bota Sot
Merret peng nga 3 djem dhe tentohet të përdhunohet një 13-vjeçare

Kronikë e zezë

E diel, 27 maj 2018

Merret peng nga 3 djem dhe tentohet të përdhunohet një 13-vjeçare

Më: 15 maj 2018 Në ora: 10:09
Ilustrim

Shokuese ajo qe ka ndodhur me nje te mitur ne qytetin e Fierit, e cila eshte marre me force nga tre djem qe e kane cuar ne nje shtepi ku nuk banonte njeri dhe kane tentuar ta perdhunojne. Por sipas bluve te qytetit rajonal, autoret nuk ia kane arritur qellimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Redion Tereziu, 22 vjeç
2.Jorges Dosti, 24 vjeç
3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur”, tha Policia.

Nuk eshte ende e qarte se si ka mundur te shpetoje e mitura nga duart e 3 te rinjve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test