Detaje nga plagosja në Prishtinë, ja si ndodhi gjithçka

Kronikë e zezë

Detaje nga plagosja në Prishtinë, ja si ndodhi gjithçka

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Një punëtor i fabrikës së betonit “Titan Beton” ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm afër vendit të tij të punës.

Sipas njërit prej punëtorëve në këtë fabrikë, kolegu i tij i punës ka hyrë për të qetësuar situatën mes dy personave aty afër rrugës dhe njëri prej tyre e ka plagosur atë në këmbë.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet policia e Kosovës e cila është duke u marrë me hetimet.

Më parë rastin  kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy arme”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat