Plagosje në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Plagosje në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:16
Pamje nga Prishtina

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë. Dy të dyshuar janë kapur nga Policia.

Për rastin  ka folur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy arme”, thuhet në konfirmimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat