Dy persona të humbur brenda 24 orëve - Bota Sot
Dy persona të humbur brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

E diel, 27 maj 2018

Dy persona të humbur brenda 24 orëve

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Një femër e mitur e komunitetit rom është raportuar si e humbur në Gjilan. Ndërsa, në fshatin Reçan të Prizrenit është raportuar si i humbur një preson i komunitetit boshnjak.

Rasti i parë është raportuar në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan, ku ankuesja femër e komunitetit rome, ka njoftuar se vajza e saj moshë  e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Reçan të Prizrenit, ku ankuesja femër e komunitetit boshnjake, ka njoftuar se bashkëshorti  i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test