Dy makinat e djegura në Vlorë, u përdorën për trafik droge?

Kronikë e zezë

Dy makinat e djegura në Vlorë, u përdorën për trafik droge?

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy makinat e djegura të shtunën në Bunavi të Vlorës mund të jenë përdorur për narko trafik.

Kjo është një prej pistave kryesore të hetimit, ndërsa autorët tashmë janë identifikuar dhe arrestuar.

Në pranga për djegien e mistershme të mjeteve janë vënë 32-vjeçari Klemend Dautaj dhe 25-vjeçari Arsen Alimuçaj.

Hetimet e policisë kanë provokuar se në fakt dy të rinjtë dogjën makinat e prindërve.

Furgoni rezultoi në pronësi të të atit të 32 vjecarit Dautaj dhe mjeti Volkswagen me targa të ndryshuara në pronësi të nënës së 25 vjeçarit Alimuçaj.

Mjetet u gjeten rreth 100 metra nga njëra tjera ndërsa për tu vënë zjarrin ishte përdorur një sasi e madhe benzine, ndërsa djegie dyshohet se është bërë për të zhdukur provat.

Gjithashtu, nga burime zyrtare mësohet se do të hetohet në gjendje të lirë 55-vjeçari, N.A., pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Këta persona do të përballen me akuzat e "Shkatërrimit të pronës me zjarr”, "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ”Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat