Digjet makina në Tiranë, nuk dihet nëse ka të lënduar...

Kronikë e zezë

Digjet makina në Tiranë, nuk dihet nëse ka të lënduar...

Më: 12 maj 2018 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar. Nga raportimet e para mësohet se automjeti është djegur në aksin Tiranë-Elbasan, në afërsi të një qendre tregtare. Nuk dihen arsyet e djegies së mjetit. 

Njoftimi i policisë

Më datë 12.05.2018, rreth orës 10:10, në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut, mjeti me targë AA 542 SN, me drejtues shtetasi F. P., ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ku për pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat