Aksidentohet një autobus në Ferizaj, 10 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidentohet një autobus në Ferizaj, 10 të lënduar

Nga: Bota Sot Më: 10 maj 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se 10 persona kanë mbetur të lënduar pasi që një autobus  ka shkaktuar aksident në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar autobusin, ka shkaktuar aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 10 pasagjerë që ishin në autobus”, thuhet në njoftimin Policisë së Kosovës.

Kurse, të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat