Shkodër, identifikohen autorët e plagosjes së 35-vjeçarit

Kronikë e zezë

Shkodër, identifikohen autorët e plagosjes së 35-vjeçarit

Më: 10 maj 2018 Në ora: 08:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 35-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme në fshatin Grudë e Re.

"Nga Policia Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, është bërë identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve", thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë

Me datë 09.05.2018, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Gj.  G. 35 vjeç, në afërsi të banesës së tij, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr mjekimin e nevojshëm, jashtë rreziku për jetën

Materjalet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentativ dhe armbajtje pa leje” parashikuar nga neneve 78 - 22, 278 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat