Policia arreston dy të rinj në Tiranë

Kronikë e zezë

Policia arreston dy të rinj në Tiranë

Më: 9 maj 2018 Në ora: 11:06
Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme dy të rinj të cilët ishin shpallur në kërkim nga policia për vepra të rënda penale.

Të arrestuarit janë Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë dhe Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës.

“Më datë 08.05.2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor:

– Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H.

– Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës, (i shpallur në kërkim për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”).

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat