“Jam punonjëse e Interpol”, arrestohet mashtruesja e vizave amerikane

Kronikë e zezë

“Jam punonjëse e Interpol”, arrestohet mashtruesja e vizave amerikane

Më: 7 maj 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Policia e Lezhës ka vënë në pranga pas dy denoncimesh një 48-vjeçare pasi premtonte viza amerikane duke u prezantuar si punonjëse e Interpol.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Pranvera Stojani u ka marrë dy personave përkatësisht nga 8 mijë dhe 3 mijë euro, “me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit”.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat