Aksident i rëndë/Përmbyset kamioni, vdes shoferi në Rrugën e Kombit

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë/Përmbyset kamioni, vdes shoferi në Rrugën e Kombit

Më: 7 maj 2018 Në ora: 08:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit. Viktima është drejtuesi i një trajleri. Ai humbi kontrollin e mjetit duke u përmbysur, ndërsa aksidenti ka qenë fatal, pasi humbi jetën në vend.

Trajleri që po transportonte lule humbi kontrollin duke u përplasur me barrierat për të kaluar në korsinë e kundërt duke u përmbysur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe identiteti i viktimës, ndërsa është bllokuar qarkullimi në rrugën e Kombit në fshatin Kolsh. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat