"Do kthehem nesër në 12..." fjalët e fundit në Xhaferit para se të vdiste

Kronikë e zezë

"Do kthehem nesër në 12..." fjalët e fundit në Xhaferit para se të vdiste

Më: 6 maj 2018 Në ora: 14:31
Xhafer Osmani

Xhafer Osmani është 57-vjeçari nga fshati Pestovë i komunës së Vushtrrisë, kufoma e të cilit u gjet e karbonizuar mesditën e djeshme brenda makinës së tij tip “Volkswagen” në Fushë-Krujë.

Familja e kishte raportuar të zhdukur, ndërsa ditën e sotme u bë i mundur identifikimi i mbetjeve trupore që u gjenden brenda makinës.

Filmimet e kamerave pranë një karburanti në zonën ku u dogj makina, kanë fiksuar edhe një tjetër person në momentin që ndodhi ngjarja.

Dëshmitarët kanë parë një person të largohet me vrap nga vendi ku u gjet makina e djegur me trupin e karbonizuar brenda.

Ai dyshohet të jetë dhunuar e torturuar për tre orë rresht, para se të digjej.

Sipas burimeve, Osmani u kishte thënë familjarëve se do të largohej në Shqipëri për punë, pa ia specifikuar arsyen, duke shtuar se do të qëndronte vetëm një ditë e do të kthehej të nesërmen në mesditë.

Një person i afërt me të, deklaron për JOQ:

Xhaferi eshte nga fshati Pestovë, i komunës së Vushtrrisë. S’ishte i martuar dhe jetonte me familjen. S’ishte as person i problemeve, vetem se dyshojn qe ka qen me ndonje femer sepse nuk din arsyen pse.

Nuk ka pasur kurr asnje problem me askend. Ishte person me aftesi te kufizuara fizike, ishte i vogel me trup dhe ne pjesen e pasme te shpinës kishte nje lloj deformimi.

Po prap se prape ka qene i afte me tru, ka pasur dhe lokal te vetin.

Ai vetem iu kishte thene qe i duhej patjeter te shkonte ne Shqiperi dhe se do kthehej te nesermen ne mesdite ne oren 12, por s’u lajmërua.

Posa ka kaluar kufirin, s’ka pasur lidhje ne telefon.

Kohëve të fundit, familja e tij e kishin kapur veten goxha mire ekonomikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat