Krim në familje, i riu hidhet nga kati i 3-të pasi qëlloi të atin dhe nënën me thikë

Kronikë e zezë

Krim në familje, i riu hidhet nga kati i 3-të pasi qëlloi të atin dhe nënën me thikë

Më: 6 maj 2018 Në ora: 00:39
ilustrim

Një krim i rëndë në familje me pasojë 3 të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në Tiranë.

Një i ri ka plagosur me thikë babanë e nënën dhe më pas është hedhur nga kati i 3-të i banesës.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Nasi Pablo”.

25-vjeçari B. S. aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT.  Nën kujdesin e mjekëve janë edhe babai i tij, E. S., rreth 60 vjeç si dhe e ëma A. S., rreth 53 vjeçe. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur pas një grindjeje mes të riut dhe të atit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat