Në Ferizaj arrestohet një burrë i dyshuar për prostitucion

Kronikë e zezë

Në Ferizaj arrestohet një burrë i dyshuar për prostitucion

Më: 5 maj 2018 Në ora: 12:55
Ilustrim

Një person që ka qenë duke u kërkuar nga Policia qysh prej nëntorit të vitit të kaluar, nën dyshimet për detyrim dhe mundësim të prostitucionit, është arrestuar dje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i tij është mundësuar pas një hetimit intensiv, derisa në kërkim mbetet edhe një person i dytë që dyshohet të ketë bashkëpunuar me të.

“Tjetri gjendet në arrati.”, thuhet në raportin e Policisë.

 Megjithatë, me urdhër të prokurorit i dyshuari  pas intervistimit është liruar, kurse rasti mbetet të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat