Një i vdekur në aksident në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë

Kronikë e zezë

Një i vdekur në aksident në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë

Më: 1 maj 2018 Në ora: 23:11

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në dalje të fshatit Milloshevë.

Aksidenti ka ndodhur pas orës 22:00.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, komandanti i trafikut për Prishtinë, Milaim Fejzullahu.

Sipas tij, një veturë e tipit Opel Corsa është vetaksidentuar.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat