Digjet për herë të dytë makina e pedagogut, brenda pak muajve

Kronikë e zezë

Digjet për herë të dytë makina e pedagogut, brenda pak muajve

Më: 29 prill 2018 Në ora: 11:16
ilustrim

Mbrëmjen e djeshme pas mensante në qytetin e Elbasanit është djegur një automjet në pronësi të Arben Haxhihysenit, pedagog në Universitetin e këtij qyteti. Ngjarja sipas bluve të qytetit rajonal ndodhi rreth orës 00:30 në lagjen “Qemal Stafa”, ndërkohë që mjeti tip ‘Benz’ i parkuar në rrugicën pranë banesës së pedagogut është djegur pjesërisht.

Haxhiymeri është njëkohesisht edhe bashkëshorti i Dekanes së Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa mësohet se kjo është makina e dytë qe i digjet në pak muaj, për arsye ende të panjohura.

Njoftimi policisë

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti  ishte i  parkuar në rrugicë  para banesës së tij, ku  si pasojë e zjarrit mjeti  është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit,  ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e  qëllimshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat