Dy vajza të reja, tentojnë vetëvrasjen

Kronikë e zezë

Dy vajza të reja, tentojnë vetëvrasjen

Më: 26 prill 2018 Në ora: 17:00
Ilustrim

Dy vajza të reja kanë tentuar ti japin fund jetës duke pirë ilaçe, njëra në Tiranë e tjetra në Lezhë.

Në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, Tiranë mbrëmjen e djeshme, në banesë, 16-vjeçarja K.S., ka konsumuar medikamente.

Ajo u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po dje, në fshatin Balldre të Lezhës, në banesë, është vetëhelmuar me mbidozë ilaçesh, 18-vjeçarja K.B.

Asaj ju dha ndihma e parë në spital nga mjekët, ku më tej u largua për në banesë pa probleme për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat