Gjendet i vdekur në pyll në një fshat të Gjilanit

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në pyll në një fshat të Gjilanit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Kokaj të Gjilanit një mashkull është gjetur pa shenja jete në pyll.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me tetë copë fishekë dhe një gëzhojë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat