Digjet vetura e ish-policit në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Digjet vetura e ish-policit në Zubin Potok

Më: 26 prill 2018 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një veturë e markës BMW është djegur mbrëmë gjatë natës në Zubin Potok, por përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, vetura është djegur deri sa ishte e parkuar para shtëpisë së pronarit të kësaj veture, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar në zbardhjen e këtij incidenti.

Burimet bëjnë të ditur se vetura është pronë e ish policit Manojllo Vllashkoviq, tani të suspenduar nën dyshimin për korrupsion,  i cili ka punuar në njësinë e komunikacionit në Zveçan.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se vetura është djegur qëllimshëm, por deri tani nuk dihet motivi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat