Arrestohet pedofili 59 vjeçar nga Prishtina, ngacmoi seksualisht fëmijët e mitur

Kronikë e zezë

Arrestohet pedofili 59 vjeçar nga Prishtina, ngacmoi seksualisht fëmijët e mitur

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:11
Ilustrim

Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës, të hënën ka arrestuar një 59 vjeçar nën dyshimet e bazuara se i njëjti për një kohë kishte ngacmuar seksualisht fëmijët e mitur në Parkun e Qytetit të Prishtinës.

Por familjarët e 59 vjeçarit kanë deklaruar se i njëjti kishte problem mendore. Ndërkohë, policia e ka dërguar në Psikiatrinë e QKUK’së.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Me date 23.04.2018 ne Stacionin Policor Qendra ne Prishtine  është raportuar një rast për ngacmimin e disa fëmijëve tek Parku I Qytetit.

Njësia patrulluese ka dale ne vendin e ngjarjes, ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka intervistuar edhe dëshmitaret e rastit.

Pa arrestimit policia ka njoftuar Prokurorin e çështjes nga Departamenti I Pergjithshem dhe Prokurorin per te mitur.

Ndërkohë qe policia ka kontaktuar edhe familjaret e te dyshuarit jane ndgitur dyahimet se i njejti ka demtime te shendetit mendor.

Aktualisht i dyshuari eshte duke u trajtuar ne Kliniken e Psikiatrisë ne QKUK dhe ne baze te raporteve mjeksore I dyshuari 59 vjec ka probleme shendetsore psikike.
Ne bashkepunim me prokurorin e shtetit policia po ndermerr veprimet e duhura per trajtimin e ketij rasti si dhe ato qe konsistojne ne parandalimin dhe pamundesimin e te dyshuarit qe te kryej veprime te tilla ne te ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat