I mituri që ra nga kati i dytë i shtëpisë, jashtë rrezikut për jetë

Kronikë e zezë

I mituri që ra nga kati i dytë i shtëpisë, jashtë rrezikut për jetë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Gjakovës ka dhënë detaje për rastin e rrëzimit të të miturit nga kati i dytë i shtëpisë së tij në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00, stacioni policor ka marrë informatë se një fëmijë, nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore “Bekim Sylka”në Rahovec ishte hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij.

“Patrullat policore me të marrë informatën, fillimisht kanë shkuar në shkollën ku nxënësi ka vijuar mësimin dhe kanë kontaktuar me drejtorin e kësaj shkolle  ku janë informuar se rasti në fjalë kishte ndodhur dje rreth orës 11:00, në shtëpinë e nxënësit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Zyrtarët policorë kanë kontaktuar edhe me prindin e fëmijës i cili ka njoftuar se gjendja shëndetësore e të miturit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka bërë të ditur se nga momenti që kanë pranuar informatën, po punon intensivisht në hetimin e rrethanave të krijuara në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat