Vdes motoçiklisti i aksidentuar dje

Kronikë e zezë

Vdes motoçiklisti i aksidentuar dje

Më: 25 prill 2018 Në ora: 09:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një motoçikletë të cilat ishin në lëvizje. 

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i motoçikletës , i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe në QKUK, ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për viktimën, G. N. 25 vjeç, mashkull, shtetas kosovar.

“Lidhur me këtë aksident nga ana e policisë është arrestuar ngasësi i furgonit,  P.M 35 vjeç mashkull shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit  i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, bëhet e ditur në kumtesën dërguar mediave.

Prej  1 janarit të vitit 2018, deri sot në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur,  10 aksidente trafiku me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën 11 persona.

Policia e Kosovës duke e parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të lënduar, kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat