27 vjeçarja që humbi jetën pas aksidentit në Podujevë, varroset sot

Kronikë e zezë

27 vjeçarja që humbi jetën pas aksidentit në Podujevë, varroset sot

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:52
Liridonë Gashi

Një aksident rrugor i ka kushtuar me jetë një vajze 27 vjeçare nga komuna e Podujevës.

Aksidenti ishte shkaktuar në fshatin Dobërdol të kësaj komune, më 10 prill. Mirëpo, policia sot ka njoftuar se  Liridonë Gashi ka ndërruar jetë në spital ku ishte duke u trajtuar.

Ajo nuk ka arritur t`iu bëj ballë plagëve, andaj dje ka ndërruar jetë.

“Fshati Dobërdol, Podujevë 10.04.2018 – 19:50. Në lidhje me rastin me 23.04. 2018 viktima femër K-Shqiptare e cila ishte në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i dërgohet në IML për autopsi”, ka bërë të ditur sot policia në raportin e saj 24-orësh.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 18:00, në fshatin Dobërdol. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat